{"product_id":"sexholino-per-femije-sosta-i-size-nga-cam","title":"Sexholino per Fëmije Sosta  i-Size nga Cam","description":"\u003cdiv class=\"description\"\u003e\n\u003cp\u003eModeli më i ri i koleksionit të markës italiane CAM ofrohet për të gjithë prindërit për të ofruar sa më shumë rehati, prakticitet, përkujdesje dhe siguri.\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003e\u003cimg src=\"https:\/\/www.camspa.it\/files\/productsphoto\/2600\/2601\/SostaI-Size_Grigioantracite_Grigiochiaro_4.638457601981965066.jpg\" alt=\"SostaI-Size 4\"\u003e\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003eKjo sexholino mund të përdoret nga lindja deri në moshën 12 vjec apo derisa fëmija të peshoje 36 kg apo për gjatësi 40 cm deri 150 cm.\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003e\u003cimg src=\"https:\/\/www.camspa.it\/files\/productsphoto\/2600\/2694\/SostaI-Size_Grigioantracite_Grigiochiaro_6.638459306515890819.jpg\" alt=\"SostaI-Size 6\"\u003e\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003eGTi-Size plotëson të gjitha Standardet Evropiane të Sigurisë për grupet e ndenjëseve në makinë 0+, 1, 2 dhe 3.\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003eMbrojtje anësore të kokës.\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003eJastëk i butë, anatomik si edhe mbrojtëse të mbushura, të buta për shpatullat dhe në pjesën e rripave.\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003eNdenjësja është e aftë të rrotullohet 360°, për ta bërë më të lehtë vendosjen e foshnjës në të.\u003c\/p\u003e\nRripa me 5 pika sigurie.Sistem i përshtatshëm për rregullimin e gjatësisë së rripave.\n\u003cp\u003eUdhëzues që informon për përdorimin e duhur e rripave apo vendosjen e sexholinos.\u003cbr\u003e\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003eMbështetësja e kokës e aftë të përshtatet në 11 lartësi.\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003eOfron 4 pozicione të mbështetëses së kurrizit; nga pozicioni shtrirë për periudhën e parë të jetës e deri tek qëndrimi ulur;\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003ePër gjatësinë 40-105 cm: Sugjerohet vendosja me pamje nga sedilja e makinës, duke u lidhur me \"ganxhat\" ISOFIX dhe rripin i cili është i mbledhur në formë topi.\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003eNga gjatësia 76-105 cm mund të qëndrojë edhe me drejtim normal, në drejtim të lëvizjes, duke u kapur me \"ganxhat\" e sistemit ISOFIX dhe sigurisht rripin me 5 pika.\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003ePër gjatësitë 100-150 cm do të përdoret rripi i sigurisë me 3 pika, me ose pa sistemin ISOFIX (hiqni jastëkët e tepërt).\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003eMbulesa prej pëlhure që ajroset lehtësisht dhe hiqet, lahet në 30°C.\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003ePermasat:\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003eGJ 45 - Gj 55 - L 60\/83 cm.\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003ePesha: 13 kg.\u003cbr\u003e\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003eSiguria:\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003eRregullorja e Referencës Evropiane: ECE R\/129\u003cbr\u003e\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003eTest Rezistence;\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003eTest Informues;\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003eTesti i ndikimit anësor;\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003eTesti i përplasjes nga ana e pasme;\u003cbr\u003e\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003eTesti Standart i Përplasjes: simulimi i një përplasje ballë për ballë me një mur në 50 km\/orë;\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003eMateriale krejtësisht jo toksike (EN 71) dhe pa ftalat (2005\/84\/CE).\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003eE pajisur me sistemin universal ISOFIX, sistemin më inovativ të ankorimit i cili mundëson që një sexholino të vendoset në makinë në mënyrë që të jetë absolutisht e sigurt dhe të formojë një pjesë integrale të trupit të makinës. Përbëhet nga 2 \"ganxha' standardë në pjesën e pasme të sexholinos dhe një pikë e tretë ankorimi e vendosur në pjesën e pasme të pjesës së sipërme të sexholinos së fëmijës. Garanton siguri maksimale në rast aksidenti dhe nivel maksimal të komoditetit.\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003eSiguria e fëmijës tuaj në makinë është shumë e rëndësishme, ashtu si zgjedhja e sexholinos dhe instalimi i saj.\u003cbr\u003e\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003eVendi më i sigurt për të vendosur sediljen e foshnjës është në sediljen e pasme.\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003eSi të kujdesemi për fëmijët?\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003eGjithmonë përdorni një sexholino të testuar në mënyrë profesionale, e cila është krijuar posaçërisht për përdorim në makina, dhe është e përshtatshme për peshën e fëmijës suaj;\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003eNdiqni udhëzimet e dhëna në manual në mënyrë që ndenjësja e foshnjës të jetë në rregull dhe e sigurt.\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003eGjithmonë vendoseni sexholinon në sediljen e pasme.\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003eSa herë që hipni në makinë, sigurohuni që sexholinua e foshnjës të jetë montuar sic duhet dhe që rripi i sigurimit të jetë futur dhe rregulluar në përputhje me peshën e fëmijës suaj.\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003eGjithmonë vendoseni siç duhet ndenjësen e foshnjës në sediljen e makinës, edhe nëse është bosh.\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003eMos e lini kurrë fëmijën tuaj pa mbikëqyrje në makinë, madje as për një çast.\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003eMos e hiqni kurrë fëmijën nga sedilja ndërkohë që makina është në lëvizje.\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003eMos e lini kurrë fëmijën në ndenjësen e tij me një rrip sigurie të lidhur në mënyrë jo të duhur.\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003eNuk është mirë që foshnjat të vendosen në ulëse për periudha të gjata kohore. Bëni pushime të shpeshta, lëreni fëmijën të qetësohet në krahët tuaj ose në një karrocë fëmijësh.\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003eZëvendësojeni ose kontrollojeni me imtësi sediljen e foshnjës nëse është përfshirë në ndonjë aksident. KUJDES: Mund të ketë dëmtime të brendshme që nuk janë të dukshme me sy.\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003eShmangni vendosjen e një fëmije të veshur shumë trashë në sexholino, madje gjatë dimrit.\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003eJu jeni një shembull për ta, ndaj mos harroni të vendosni rripin tuaj të sigurimit.\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003eAsnjëherë mos instaloni një sexholino të tipit 0 \/ 0+ në sediljen e përparme të një makine të pajisur me air-bag pa e çaktivizuar atë më parë.\u003c\/p\u003e\n\u003c\/div\u003e\n\u003cdiv class=\"specification\"\u003e\n\u003ch3\u003eSpecifikimet\u003c\/h3\u003e\n\u003ctable\u003e\n\u003ctbody\u003e\n\u003ctr\u003e\n\u003cth\u003eKodi\u003c\/th\u003e\n\u003ctd\u003e101880\u003c\/td\u003e\n\u003c\/tr\u003e\n\u003ctr\u003e\n\u003cth\u003eMarka\u003c\/th\u003e\n\u003ctd\u003eCAM\u003c\/td\u003e\n\u003c\/tr\u003e\n\u003ctr\u003e\n\u003cth\u003eMosha\u003c\/th\u003e\n\u003ctd\u003ederi në 12 vjeç\u003c\/td\u003e\n\u003c\/tr\u003e\n\u003c\/tbody\u003e\n\u003c\/table\u003e\n\u003c\/div\u003e","brand":"CAM","offers":[{"title":"Gri","offer_id":45480022868217,"sku":"101880","price":22800.0,"currency_code":"ALL","in_stock":true},{"title":"E zezë","offer_id":45480022900985,"sku":"101881","price":22800.0,"currency_code":"ALL","in_stock":true}],"thumbnail_url":"\/\/cdn.shopify.com\/s\/files\/1\/0664\/9767\/5513\/files\/sexholinosostaisizengaCAM0-36kg.jpg?v=1726084745","url":"https:\/\/checkout.pernenat.shop\/products\/sexholino-per-femije-sosta-i-size-nga-cam","provider":"Pernenat Shop","version":"1.0","type":"link"}